Sot, më 23.04.2026, studentët e Fakultetit të Shkencave Islame, të udhëhequr nga Prof. Dr. Muhsmed Mustafi, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Foundation dhe studentët e Fakultetit të Bogosllovisë, realizuan një vizitë të përbashkët studimore në xhaminë “Sultan Murat” dhe në katedralen “Rodenstvo na Presveta Bogorodica”.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të temës “Roli i teologjisë në shekullin XXI”, ku ligjëratat u mbajtën nga profesorë të të dy fakulteteve. Aktiviteti kishte për qëllim thellimin e dialogut ndërfetar, shkëmbimin e përvojave akademike dhe promovimin e mirëkuptimit ndërmjet studentëve të traditave të ndryshme fetare.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe fetare të këtyre objekteve, si dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe rolin e teologjisë në shoqërinë bashkëkohore.
Ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të dialogut akademik dhe ndërfetar, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më tolerante.

