Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë islame.
Ky muaj i shenjtë na fton në reflektim, përkushtim dhe përmirësim të shpirtit tonë. Ai është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe duke na shtyrë të ndajmë jo vetëm bukën, por edhe dashurinë, mirëkuptimin dhe vlerat më të larta njerëzore.
Le të jetë ky një muaj i mbushur me paqe, harmoni dhe begati për të gjithë Ju dhe familjet Tuaja!
Qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërimi juaj!
Me respekt,
Dekani
Prof.Dr. Abduxhemil Nesimi