Sot, më 19 shkurt 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvilluan me sukses mbrojtjet e temave të diplomës nga studentët:
🎓 Adem Nuhi
🎓 Zilije Limani
📖 Pas një pune të gjatë kërkimore dhe akademike, studentët paraqitën studimet e tyre përpara komisionit, duke argumentuar dhe mbrojtur me profesionalizëm temat e tyre. Diskutimet e zhvilluara gjatë mbrojtjes reflektuan përkushtimin dhe seriozitetin e tyre ndaj fushës së studimit.
Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentët për këtë arritje dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në rrugën akademike dhe profesionale!