Në këtë ditë të bekuar, kur kujtojmë lindjen e më të dashurit të Allahut, Pejgamberit Muhamed (a.s) , le të rikujtojmë mesazhin e tij të përjetshëm: besimin, mëshirën, drejtësinë, paqen dhe dashurinë për njerëzit.
Jeta dhe vepra e tij mbeten dritë dhe udhërrëfim për zemrat tona, duke na mësuar të falim, të ndihmojmë, të respektojmë dhe të bëjmë mirë.
Allahu na forcoftë besimin, na mbushtë zemrat me mirësi e mëshirë dhe na mundësoftë të ecim gjithmonë në rrugën e drejtë, duke ndjekur shembullin e Pejgamberit tonë të dashur .
Paçi paqe në zemër, begati në familje dhe mirësi në çdo hap të jetës.
Urime Mevludi – Ditëlindja e Pejgamberit Muhamed (a.s)!
Qoftë kjo ditë e bekuar për ju dhe familjet tuaja!