Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe akademik, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ku u prit nga Dekani, Prof. Dr. Florim Idrizi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve shkencore dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet stafit akademik.

Me këtë rast, Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi i uroi Prof. Dr. Florim Idrizit detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e fakultetit, realizimin e projekteve akademike dhe avancimin e veprimtarisë shkencore e arsimore.

Në këtë vizitë, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Neim Nesimi, Faruk Aliu dhe Ardit Sadiku.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke reflektuar gatishmërinë e të dy institucioneve për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.