Fakulteti i Shkencave Islame, me rastin e Natës së bekuar të Israsë dhe Miraxhit, përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë.
Kjo natë e shenjtë, e cila zë një vend të veçantë në historinë islame, na kujton rëndësinë e forcimit të besimit, thellimit të reflektimit shpirtëror dhe përkushtimit ndaj vlerave të larta etike.
Lutemi që Allahu i Madhëruar ta bëjë këtë natë një burim mëshire, udhëzimi dhe paqeje, duke i dhënë shoqërisë sonë dije, begati dhe mirëqenie.
Me respekt,
Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup