Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup në krye me kryetarin e Kuvendit Studentor të FSHI-së, Luftim Deari, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku u mirëpritën nga kolegt e tyre dhe Unionit Studentor i FSI-së në krye me kryetaren Anisa Hoti. Studentët e të dyja fakulteteve këmbyen mendime e ide për një bashkëpunim më të thelluar midis tyre në organizimin e ligjëratave të përbashkëta dhe aktiviteteve tjera me interes të përbashkët. Studentët, për të gjitha aktivitetet e FSI-së, u njoftuan më hollësisht nga dekani i FSI-së, prof. dr. Islam Hasani, i cili i përgëzoi studentët për vizitën dhe bashkëpunimin midis dy fakulteteve tona. Studentët, gjithashtu vizituan edhe Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame, ku u pritën nga drejtori, Dr. Sabri Bajgora. Me këtë rast, studentët patën nderin të takohen edhe me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim ef. Tërnava.