Lajmet2020-09-12T18:27:39+00:00
1805, 2023

Orë ndërfetare

Më 17 maj 2023, në kuadër të aktiviteteve të Zyrës Konrad-Adenauer-Stiftung në Maqedoninë e Veriut, u organizua orë ndërfetare në praninë e dhjetë studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup dhe dhjetë studentëve të Fakultetit Teologjik Ortodoks. St. Klementi i Ohrit”. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua menaxheri i programit të Konrad-Adenauer-Stiftung në Maqedoninë e Veriut, z. Robert Janev, e më pas profesorët e fakulteteve teologjike prof. Dr. Asan Xhilo [...]

1505, 2023

PROFESORË E FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË NË KUADËR TË SHKËMBIMIT TË STAFIT AKADEMIK QËNDRUAN NË FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME- SHKUP

Në suaza të memorandum bashkëpunimit të nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup (FSHI) dhe Fakultetit të Studimeve Islame - Prishtinë (FSI), ku në fokus ka edhe shkëmbimin e stafit akademik, sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame para studentëve të vitit të dytë dhe të katërt ligjëruan dekani i FSI-së, Prof. asoc. dr. Islam Hasani si dhe Dr. Bahri Hoxha.  

1205, 2023

Kuvendit Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup vizitoi Unionin Studentor të Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup në krye me kryetarin e Kuvendit Studentor të FSHI-së, Luftim Deari, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku u mirëpritën nga kolegt e tyre dhe Unionit Studentor i FSI-së në krye me kryetaren Anisa Hoti. Studentët e të dyja fakulteteve këmbyen mendime e ide për një bashkëpunim më të thelluar midis tyre në organizimin e ligjëratave të përbashkëta dhe aktiviteteve [...]

2004, 2023

URIME FITËR BAJRAMIN

Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të shkencave islame - Shkup. URIME FITËR BAJRAMIN. Fitër Bajrami, jep mundësinë për t’i shprehur vlerat njerëzore si respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve dhe për një të ardhme më të begatë. Zoti  ua pranoftë agjërimi dhe lutjet Tuaja.   Dekani, Prof.Dr. Shaban SULEJMANI

2203, 2023

URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të Shkencave Islame- Shkup  "URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT" Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj ”. (El-Bekare, 185)   Dekani, Prof.Dr. Shaban SULEJMANI  

1503, 2023

Kuvendi Studentor nikoqirë i Myftiut të Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani,

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame, Kuvendi Studentor organizoi ligjëratë me temë "Përgatitja e të rinjve përballë sfidave bashkëkohore", ligjërues i së cilës ishte Myftiu i qytetit të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani. Programi filloi me leximin e një pjese të Kur'anit nga studenti Hfz. Mervan Ejupi, e më pastaj fjala ishte e myftiut i cili trajtoi temën në fjalë. Ndërsa në pjesën e dytë të programit të cilën e [...]

Go to Top