Projekti synon të përfshijë studentët nga dy institucionet e arsimit të lartë ashtu edhe nga palët e tjera të interesuara, me synimin për të ofruar hapësirë për arsimin joformal mbi temat që lidhen me religjionin si dhe tema të tjera të përditshme shoqërore me interes të veçantë. Konkretisht, projekti do të kontribuon në rritjen e kontakteve të studentëve të teologjisë me qëllim të shkëmbimit të opinioneve dhe nxitjen e dialogut ndërfetar mes të rinjve në vendin tonë.
Sot në takimi përmes platformës online ishin prezent dekani i FSHI -së Prof.Dr. Shaban SULEJMANI, dekan i Fakultetit Teologjik Ortodoks “Sh. Klimenti i Ohrit”, Prof.Dr. Gjoko GJORGJEVSKI, avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Naser ZIBERI dhe përfaqësues zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer Daniel BRAUN.