Në vazhdën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe organeve të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, ishte edhe vizita e sotshme e atasheut për çështje fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, të sa po emruarin Murat Alkan me dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi.

Ky ishte takimi i parë i dekanit me atasheun Murat Alkan dhe biseda fillimisht u zhvillua në drejtim të njoftimit, historikut dhe të arriturave të Fakultetit.

Në fund të takimit palët u dakorduan që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qëllim realizimin e projekteve që janë në interes të përbashkët mes dy institucioneve.

FSHI – Shkup,
29.12.2016.